Vesna Besiç
02 Mars 2016•Përditësim: 03 Mars 2016
SARAJEVË (AA) - Siriani Adil Abdullah i cili me shpresën për një jetë më të mirë u detyra të braktiste vendin e tij për shkak të luftës disa vjeçare fati atë e ribashkoi edhe njëherë me Bosnjë e Hercegovinën (BeH) ku ai kohë më parë ishte si student në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Abdullah i cili në vitet 1980 erdhi për t'u shkolluar në degën e Stomatologjisë në Bosnjë të cilën ai e cilëson si "atdhe të dytë" po përjeton momente emocionuese pasi ka ardhur në Bosnjë bashkë me bashkëshorten e tij Fadila dhe 4 fëmijët.
Në një deklaratë për gazetarin e AA-së Abdullah tha se kur ndodhej si student ai e pëlqente shumë Bosnjën në të cilën më pas në vitet e luftës kishte kontribuar si mjek vullnetarë.
Ai tregon se pas luftës nuk ka mundur të gjejë punë në Bosnjë ai ishte kthyer në vendin e tij. Abdullah thotë se deri në vitin 2011 bashkë me familjen e tij ka patur një jetë të lumtur në rajonin Dejrizor ku edhe jetonte.
Ndërsa në lidhje me luftën e cila vazhdon në Siri Abdullah tha: "Nuk e kishim parashikuar se do të shkonte kaq shumë keq situata. Me shpresën se do të përfundonte ndryshuam vazhdimisht vendbanimin por ajo nuk përfundoi. Kanë kaluar 5 vite dhe ende nuk ka përfunduar".
Gjithashtu Abdullah ka shpjeguar se verën e kaluar kanë përjetuar vështirësi të ndryshme në Siri. Me shpresën për t'u kthyer në vendin e tij fillimisht ata mbërritën në Turqi, por pasi lufta rritej vazhdimisht ata vendosën të vinin në "atdheun e dytë" në Bosnjë e Hercegovinë.
Abdullah ka transmetuar më tej se populli i Bosnjës i ka dhënë ndihmesë të madhe dhe pasi ka përgatitur dokumentet e nevojshme ka vajtur sërish në Turqi duke sjellë edhe familjen.
Shqetësimi tij për të ardhmen është që të gjejë një punë dhe ti ofrojë një jetë normale fëmijëve të cilët përjetuan momentet e luftës.