Ali Rıza Akkır
02 Mars 2016•Përditësim: 03 Mars 2016
MUGLA (AA) – Plazhi Iztuzu në bregun mesdhetar të qytezës turke Ostac, që paraqet destinacion atraktiv turistik nga shkaku i prezencës së breshkëve të llojllojshme deti, njihet edhe për banoren e saj 93 vjeçare, June Haimoff, e cila një pjesë të madhe të jetës së saj ia kushtoi kujdesit për këto krijesa jetëgjate, raporton Anadolu Agency (AA).
Avanturierja britanike Haimoff u dashurua në bregdetin e mesdheut turk gjatë vizitës së saj të parë, në vitin e largët 1975. Pas kësaj, ajo për çdo vit vizitonte bregdetin turk në Mesdhe dhe Egje, që përfundimisht në vitin 1986 të vendoset përgjithmonë për të banuar në kasollën e saj të vogël në plazhin Iztuzu.
Është fjala për plazhin i cili është habitati kryesor i breshkëve të detit, ndërsa e moshuara Haimoff vlenë për një të apasionuar në këto krijesa të cilëve ua ka kushtuar një pjesë të jetës së saj, duke u përkujdesur për to, në veçanti gjatë periudhës kur mijëra breshkë bëjnë vezët në plazh.
Kapitenja June, ashtu siç është emërtuar nga banorët lokal, në vitin 2011 u dekorua nga familja mbretërore e Britanisë së Madhe për kontributin e saj.
Në një bisedë me gazetarin e AA-së, ajo thekson se është e lumtur që mund të jetojë në njërin nga vendet më të bukura të planetit si dhe të kujdeset për breshkët, për të cilat ka shkruar disa libra dhe artikuj të ndryshëm.
Njërin nga sukseset të cilat ajo i veçon, është lufta të cilën e ka bërë kundër ndërtimit të një kompleksi hotelesh në plazh, me të cillin do të viheshin në rrezik breshkët.