Ekip
11 Prill 2020•Përditësim: 11 Prill 2020
Bllokimi në kryeqytetin Kabul të Afganistanit është zgjatur për dy javë të tjera me masa të rrepta në mes të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke njoftuar masën, guvernatori i Kabulit, Yaqoub Haidari, tha se lëvizja ndërqytetore ndalohet rreptësisht dhe vetëm shërbimet thelbësore do të lejohen të veprojnë në kryeqytetit, me qëllim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
"Nëse nuk e zgjasim karantinën, vdekjet nga koronavirusi do të dyfishohen", paralajmëroi Haidari.
Autoritetet shëndetësore së fundmi konfirmuan gjithsej 555 raste të koronavirusit dhe 18 vdekje në Afganistan, me kryeqytetin Kabul ndër më të prekurit pas provincës Herat që kufizohet me Iranin.
Bllokimi në Kabul fillimisht u shpall muajin e kaluar, por shkeljet e mëdha ndikuan që Ministria e Punëve të Brendshme të zhvendos trupat policore me masa të rrepta për ta zbatuar atë.
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli Evropën epiqendër të re të këtij virusi pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza e koronavirusit.
Bazuar në shifrat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, pandemia ka vrarë rreth 104 mijë persona, ndërkohë mbi 1.7 milionë janë infektuar dhe afër 390 mijë janë shëruar.