Stipe Majic
01 Shtator 2020•Përditësim: 01 Shtator 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 145 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi për mbrojtje civile tha se numri aktual i rasteve aktive arrin në gjithsej 2.492.
Në mesin e tyre 258 pacientë janë të shtrirë në spital ndërsa në respiratorë janë 14 pacientë.
Një pacientë kanë humbur jetën. Deri më tani në Kroaci janë regjistruar 9.192 persona të prekur me koronavirus, prej të cilëve 177 kanë vdekur, ndërsa 6.595 janë shëruar.
"Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, gjithsej janë regjistruar 10.414 persona të infektuar me koronavirus të ri, nga të cilët 187 kanë vdekur dhe 7.735 u shëruan", tha Shtabi.
Deri më tani janë testuar gjithsej 171.224 persona, prej tyre 2.995 gjatë 24 orëve të fundit.