Ömer Olcay
13 Mars 2020•Përditësim: 13 Mars 2020
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se edhe një person tjetër është prekur nga koronavirusi sipas testit rezultati i të cilit ka dalë mbrëmë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Koca është shprehur se "Testi rezultati i të cilit doli mbrëmë, konfirmoi një parashikim keqardhës. Kemi edhe një të sëmurë. Pas diagnostikimit të sëmurit fillimisht janë vënë në ndjekje personat përreth tij. Kemi aplikuar masat e nevojshme për të mbajtur brenda këtyre kufijve përhapjen e një virusi të mundshëm. Këtë problem do ta kapërcejmë të gjithë së bashku".
Rikujtohet se ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, rastin e parë të koronavirusit në Turqi e konfirmoi para dy ditësh.