Tayfun Salcı
13 Korrik 2016•Përditësim: 14 Korrik 2016
LONDËR (AA) - Sekretarja e Brendshme e Britanisë Theresa May, e cila do të zgjedhet kryeministrja e dytë femër në historinë e Britanisë, duket se që tani ka plotësuar nevojën për “siguri” dhe “stabilitet” në vendin i cili hyri në fazë turbulencash pas vendimit për dalje nga Bashkimi Evropian (BE) në referendum, shkruan Anadolu Agency (AA).
May sot do ta marrë detyrën e lideres së re të Partisë Konservatore në pushtet nga David Cameron dhe kështu do të bëhet kryeministrja e dytë femër në historinë e Britanisë pas Margaret Thatcher.
Miqtë e saj të punës atë e quajnë “Mbretëresha e akullt” për shkak të humorit të rëndë dhe qëndrimit autoritar, ndërkohë që paraqitet si simbol i “besueshmërisë” dhe “gjakftohtësisë”.
Boshllëku që u krijua nga pasiguria në marrëdhëniet me shtetet evropiane pas referendumit për dalje nga BE-ja më 23 qershor dhe deklarimi i kryeministrit Cameron se do të largohet nga detyra, fillimisht ndikoi në valutën monetare të Britanisë. Sterlina britanike e cila ra në vlerën më të ulët në 30 vitet e fundit, i shndërroi në rreziqe reale skenarët në lidhje me ekonominë e vendit si asnjëherë më parë.
Ndërkaq, me definimin ditën e hënë se May mbetet kandidatja e vetme për kryeministre ndikim pati në sterlinë dhe valuta kaloi në rritje qoftë edhe në mënyrë të kufizuar.
Artikulli i një gazete me titullin “Theresa May është e mërzitshme dhe e besueshme – dhe mbase ajo që i duhet Britanisë tani”, përmbledh periudhën turbulente në të cilën kaloi vendi dhe pritjet nga kryeministrja e re.
May, e cila thotë se “Filozofia ime nuk është të flas, por të bëj”, është kundër perceptimit të politikës si “lojë”. Se sa seriozisht e merr politikën May, tregojnë fjalët e saj: “Vendimet që i marrim ndikojnë në jetën e njerëzve dhe kjo është gjë që përgjithmonë duhet ta kemi në mendje".
- E bija e një teologu, mbesa e një ushtari -
Theresa May, e cila kur e prezanton veten thekson se është e bija e një teologu dhe mbesa e një ushtari, thotë se “Shërbimi publik gjithnjë ka qenë dhe është pjesë e jetës sime".
Aktualisht May ndodhet në fazën e re politike pas referendumit për dalje nga BE-ja, ndërkaq, ajo i mbetet besnike Cameronit duke përfaqur qëndrimin në anën e unitetit të vendit. Megjithatë, May po ashtu nuk mori roli aktiv gjatë fushatës.
May kishte mendime të ngjashme me politikanët anti-BE në tema si çështja e migrantëve dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ndërsa në kabinet u pa si “Mbështetëse e fshehtë e Brexit”. Në këtë mënyrë, May ka marrë edhe mbështetjen e kundërshtarëve të BE-së në Britani, vend i cili po përgatitet t’i ndajë rrugët me BE-në.
Kujdesi i lartë që ka treguar ndaj detajeve gjatë karrierës si ministre, miqtë e punës e kanë quajtur si “kujdes mikroskopik”. Megjithatë, jo të gjithë kanë ngelur me këtë “kujdes” dhe me politikat që i ka zhvilluar si ministre.
- Sukseset, dështimet -
Ndërkohë që si sukses i saj gjatë periudhës si ministre e Brendshme llogaritet fakti që në Britani nuk ka patur incident të madh terrorist dhe ulja e nivelit të krimit, në listën e dështimeve të saj bën pjesë mosrealizimi i premtimit se do ta ulte migrimin neto i cili mesatarisht është në nivelin 300 mijë në vit, në nën 100 mijë.