MADRID (AA) – Futbollisti Uruguaian Luis Suarez, një nga futbollistët më të përfolur të Botërorit edhe pse kishte nënshkruar një marrëveshje 5 vjeçare me Barcelonën vetëm pas 1 muaji u prezantua në media. Në ndeshjet e Botërorit ai u dënua nga FİFA për shkak se në ndeshjen me Italinë kafshoi futbollistin Italian Chiellinin. Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për Sportin (CAS) ia lehtësoi atij dënimin. Ne daljet përpara mediave një nga temat me te vështira për te ishte tema “kafshim”.
Suarez në thëniet e tij thekson se e meritoi dënimin dhe çdo gjë ka ngelur në të shkuarën dhe për këtë ai tashmë është i lehtësuar. Ai nuk iu përgjigj pyetjeve të bëra nga mediat se çfarë trajtimi kishte marrë në lidhje me vesin e kafshimit, u mjaftua vetëm me përgjigjen “kjo është një çështje private”.
Ai theksoi se kishte bërë një gabim dhe se kishte marrë mësimin e merituar, dhe se ka qenë shume i mërzitur nga ato që ndodhën. Pas një diskutimi me familjen duke pranuar të vërtetën ai kërkoi ndjesë nga të gjithë Uruguaianët dhe bota. Tani do ti përkushtohem vetëm futbollit dhe se çdo gjë që i përket të kaluarës do ta lërë prapa dhe do të shikojë vetëm para u shpreh Suarez.
"Jam i lumtur që ia kam arritur të luaj për Barcelonën, që fëmijë e kam pasur ëndërr dhe tani pa e menduar fare pranova propozimin e Barcelonës, duke realizuar kështu ëndrrën time të fëmijërisë", shprehet Luis Suarez.