Muhammed Enes Çallı
12 Nëntor 2021•Përditësim: 14 Nëntor 2021
Brazili u bë shteti i parë i Amerikës Jugore që rezervoi biletën e tij për Kupën e Botës 2022 në futboll me një fitore me rezultatin 1-0 kundër Kolumbisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lucas Paqueta ishte golashënuesi i vetëm në Corinthians Arena për Brazilin, i cili është në krye të grupit kualifikues të Kupës së Botës në CONMEBOL me 34 pikë.
Ata u paraqitën me një formë mbresëlënëse duke fituar 11 nga 12 ndeshje.
Ndërkohë, Kili mundi 1-0 Paraguajin dhe Ekuadori vulosi një fitore prej 1-0 ndaj Venezuelës.
Brazili ndiqet nga Argjentina me 25 pikë, Ekuadori me 20 dhe Kili me 16 pikë.
Katër kombet e para vulosin drejtpërdrejt vendet e tyre për Kupën e Botës dhe vendi i pestë do të kualifikohet në një "playoff" ndërkontinental për të fituar një vend për në Katar.