Emre Aşıkçı
28 Prill 2023•Përditësim: 30 Prill 2023
Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, fitoi 'pole position' për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, raporton Anadolu.
"Sigurisht që jam i befasuar. Ne erdhëm në fundjavë duke menduar se do të ishte një fundjavë e mrekullueshme nëse jemi përpara Aston dhe Mercedes në kualifikime, ndërsa tani jemi në 'pole position'. Pra, është një surprizë shumë e mirë", tha Leclerc.
“Ne nuk duhet të harrojmë se makina jonë e garës ndoshta ende ngec pas Red Bulls, kështu që do të jetë e vështirë të mbajmë epërsinë, por ky është objektivi”, shtoi ai.
Leclerc, 25 vjeç, fitoi vendin e parë me një minutë e 40.203 sekonda në fazën kualifikuese në Baku.
Max Verstappen nga Red Bull ishte vetëm 0.188 sekonda prapa në vendin e dytë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Sergio Perez doli i treti.
Lewis Hamilton dhe Fernando Alonso ishin përkatësisht në vendin e pestë dhe të gjashtë për Mercedes.
Azerbajxhani nesër do të presë F1 Sprintin e parë të sezonit, i cili do të fillojë në orën 12:30 sipas kohës lokale, ndjekur nga gara 100 kilometra Sprint në orën 17:30 sipas kohës lokale.
Çmimi i Madh i Azerbajxhanit, raundi i katërt i sezonit, do të zhvillohet të dielën në 51 xhiro në qarkun 6-kilometërsh të kryeqytetit Baku.