Şenhan Bolelli
28 Prill 2023•Përditësim: 02 Maj 2023
Futbollisti kroat i Real Madridit, Luka Modriq ka pësuar një lëndim, transmeton Anadolu.
Klubi spanjoll përmes një komunikate ka bërë të ditur se tek Modriq është zbuluar një lëndim në muskujt e këmbës së majtë.
Trajneri Carlo Ancelotti në konferencën për media tha se Modriq, i cili u lëndua në ndeshjen me Girona-n ku pësuan disfatë me rezultatin 4-2, mbetet i pasigurt dhe nuk dihet nëse do të rikuperohet për finalen e Kupës së Mbretit që do të luhet ndaj Osasuna-s më 6 maj.
"Një dëmtim që na shqetëson. Shpresoj që ai të përmirësohet dhe të luajë në ndeshjet tona të rëndësishme", tha Ancelotti.
Real Madridi i cili do të presë Almeria-n nesër në La Liga, do të ndeshet pa Ferland Mendy dhe David Alaba-n për shkak të lëndimeve të tyre.