Hüseyin Burak Demirer
23 Dhjetor 2019•Përditësim: 24 Dhjetor 2019
Ekipi i garës Formula 1, Ferrari ka nënshkruar një kontratë të re me pilotin nga Monaco, Charles Leclerc, e cila do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit 2024, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të bërë nga ekipi thuhet se kontrata e pilotit 22-vjeçar që do të përfundonte në fund të sezonit 2022 u zgjat 2 vite.
Leclerc karrierën e tij në F1 e filloi në vitin 2018 me ekipin Alfa Romeo Sauber, i cili kishte përfunduar në vend të 13-të duke tërhequr vëmendje.
Me Ferrari-n ai në sezonin e 2019 garoi 10 herë prej të cilëve 2 herë arriti të jetë i parë, si dhe 7 herë kishte fituar "pole position".