Muhammed Enes Çallı
25 Dhjetor 2019•Përditësim: 26 Dhjetor 2019
Sulmuesi kroat Mario Manxhukiç la Juventusin e Italisë për t'u bashkuar me klubin e futbollit të Katarit, Al-Duhail, transmeton Anadolu Agency (AA).
Al-Duhail konfirmoi transferimin në bazë të një marrëveshjeje të lirë në faqen e tyre të martën.
"Menaxhimi i skuadrës arriti sot marrëveshje me sulmuesin kroat Mario Manxhukiç, lojtarin e ekipit italian të Juventusit, në një marrëveshje transferimi të lirë pas përfundimit të kontratës së tij me ekipin italian. Lojtari do të fillojë rrugëtimin e tij me ekipin në sezonin e radhës të ligës", tha klubi.
Sulmuesi 33-vjeçar kroat në karrierën e tij të deritashme ka luajtur për NK Zagreb, Dinamo Zagreb, Wolfsburg, Bayern Mynih, Atletico Madrid dhe Juventus.
Pasi nuk arriti të luaj asnjë lojë të vetme për Juventusin këtë sezon, Manxhukiç me fanelën e Juventus shënoi 44 gola në 162 ndeshje gjatë 4 viteve për klubin italian.
Sulmuesi kroat shënoi 188 gola në 476 paraqitjet në të gjitha klubet ku luajti.
Ai gjithashtu shënoi 33 gola në 89 ndeshje për përfaqësuesen e Kroacisë.