Hüseyin Burak Demirer
27 Gusht 2021•Përditësim: 28 Gusht 2021
Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit (FIFA) njoftoi se po zhvillon bisedime për evakuimin e sportistëve në Afganistan ku talebanët kanë marrë qeverinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga FIFA thuhet se "Presidenti dhe Sekretarja e Përgjithshme e FIFA-s, po ndjekin nga afër situatën dhe po punojnë pa u lodhur me qeveritë dhe autoritetet përkatëse për evakuimin nga Afganistani të atyre që ndodhen nën rrezik".
"Presidenti i FIFA-s, për evakuimin e futbollistëve dhe sportistëve të tjerë po interesohet personalisht lidhur me negociatat që janë një çështje komplekse. Duke pasur parasysh situatën shumë të vështirë, të ndjeshme dhe të paqëndrueshme në terren, ne nuk mund të ndajmë më shumë detaje në këtë fazë", thuhet ndër të tjera në deklaratë.