Satuk Buğra Kutlugün
08 Qershor 2019•Përditësim: 09 Qershor 2019
Toronto Raptors mposhtën Golden State Warriors me rezultatin 105-92 në ndeshjen të zhvilluar mbrëmë në Oracle Arena, për të avancuar 3:1 në serinë e finales së NBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Superylli Kawhi Leonard sërish kishte rolin kryesor për fitoren e Raptors, për të cilën kontribuoi me 36 pikë dhe 12 kërcime.
Rezultati u thye në çerekun e tretë në të cilin Raptors bën një dallim të paarritshëm për Warriors, pasi përfunduan çerekun me rezultatin 37-21.
Në këtë fazë të ndeshjes Serge Ibaka dhe Leonard kombinuan bashkë 24 pikë, tre më shumë se e tërë skuadra e Warriors e cila shënoi vetëm 21 pikë.
Pas duelit të katërt, Raptors kanë në dorë titullin pasi janë vetëm një fitore larg nga titulli i parë i kësaj franchize.
Ndonëse “Splash Brothers”, siç quhet dyshja Klay Thompson dhe Stephen Curry kombinuan 55 pikë, Warriors nuk ishin të denjë për Raptors.
Pas lojës, Kawhi Leonard u përgjigj në pyetjen se si e mban durimin për të qenë produktiv?".
"Unë nuk luaj një basketboll të guximshëm, nuk luaj të bukur për publikun, por sa për të fituar. Nuk përpiqem fare të thyej ndonjë rekord", tha Leonard.