Hüseyin Burak Demirer
04 Maj 2017•Përditësim: 04 Maj 2017
ANKARA (AA) - Basketbollisti i Cleveland Cavaliers, Lebron James, ka kaluar basketbollistin legjendar Kareem Abdul-Jabar me pikë të shënuara në garën e play-off-it të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), duke u bërë koshashënuesi i dytë më i mirë në historinë e play-off-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të ndeshjeve play-off, kampioni aktual Cleveland Cavaliers ka mposhtur në përballjen e dytë të gjysmëfinales së konferencës lindore Toronto Raptorsin si nikoqir me rezultatin 125-103, duke e rritur eperësinë në 2-0.
Lebron James përfundoi ndeshjen me 39 pikë të shënuara, 6 kërcime dhe 3 vjedhje, dhe në këtë mënyrë kaloi Kareem Abdul-Jabbarin, i cili ka shënuar 5.762 pikë në play-off, për t'u radhitur i dytë në listën e koshashënuesve më të mirë në historinë e ndeshjeve play-off, pas Michael Jordanit i cili në play-off kishte shënuar 5.987.
Te Cavaliers, po ashtu kanë spikatur edhe Kyrie Irving me 22 pikë dhe 11 asistime, dhe Channing Frye me 18 pikë dhe 5 kërcime.
Ndërkaq, te Raptorsat më të dalluar ishin Jonas Valanciunas me 23 pikë dhe 5 kërcime, Cory Joseph me 22 pikë dhe 6 kërcime, dhe Kyle Lowry me 20 pikë dhe 5 asistime, performancë kjo e cila nuk mjaftoi për ta mënjanuar disfatën.