Furkan Naci Top
21 Prill 2019•Përditësim: 22 Prill 2019
Klubi nga qyteti i Selanikut, PAOK, është shpallur kampion i sezonës 2018-2019 në Super Ligën Greke, pas një pushimi prej 34 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).
PAOK në javën e 29-të të ligës në Stadiumin Toumba në Selanik e priti Levadiakos.
Ndeshja përfundoi me rezultat 5-0 në epërsi për klubin PAOK, i cili me 77 pikë arriti të fitoj kampionatin e tretë në historinë e saj, një javë para përfundimit të sezonës, para rivalëve Olympiakos.
Klubi nga Selaniku pas kampionateve të sezoneve 1975-1976 dhe 1984-1985, 34 vite më pas arriti të kryesoj tabelën në ligën greke.
Në rast se bardh e zinjtë arrijnë të fitojnë edhe ndeshjen e fundit do të jenë ekipi i parë që nga viti 1964, kampion i pamposhtur.