Doga Kirmizioglu
11 Tetor 2018•Përditësim: 12 Tetor 2018
ANKARA (AA) - Dean Smith është emëruar si trajner, ndërsa John Terry si ndihmësi i tij në klubin e Championshipit Anglez, Aston Villa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga klubi, theksohet se është bërë ndryshim në skuadrën teknike të klubit dhe se 47 vjeçari anglez Dean Smith është bërë trajner
Ndihmësi i tij do të bëhet John Terry, i cili jetën aktive në futboll e përfundoi muajin e kaluar. 37 vjeçari Terry pas 19 sezonesh me Chelsea, në fanellën e Aston Villa kishte dalë në pension.
Spanjolli Jesus Garcia Pitarch do të jetë drejtori sportiv i klubit, i cili më parë detyrën e njëjtë e kishte kryer në Valencia dhe Atletico Madrid.
Aston Villa gjendet në vendin e 15-të në ligë me 15 pikë të grumbulluara në 12 ndeshje.