Yunus Kaymaz
17 Qershor 2022•Përditësim: 18 Qershor 2022
Kanadaja do të presë garën e 9-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara do të mbahet mbi 70 xhiro në pistën Gilles Villeneuve prej 4.361 metrash në qytetin Montreal të Kanadasë.

Xhirot e renditjes së Kanada Grand Prix do të realizohen nesër në orën 22:00 ndërsa gara do të fillojë të dielën në orën 21:00.
Deri më tani, Max Verstappen nga ekipi Red Bull ka fituar 5 gara, piloti Charles Leclerc nga ekipi Ferrari dy gara dhe Sergio Perez (Red Bull) një garë.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
Pilotët
1. Max Verstappen (Holandë): 150 pikë
2. Sergio Perez (Meksikë): 129
3. Charles Leclerc (Monako): 116
4. George Russell (Britani e Madhe): 99
5. Carlos Sainz (Spanjë): 83
Ekipet
1. Red Bull: 279
2. Ferrari: 199
3. Mercedes: 161
4. McLaren: 65
5. Alpine Renault: 47