Can Erözden
17 Qershor 2022•Përditësim: 17 Qershor 2022
Në një ndeshje dramatike, Golden State Warriors mposhti Boston Celtics-in me rezultatin 103:90 të enjten në ndeshjen e gjashtë të finales duke fituar titullin e NBA-së 2022, raporton Anadolu Agency (AA).
Warriors arritën të bëhen sërish kampionë pas 2018-ës pasi humbën dy "play-off"-et radhazi, në 2020 dhe në 2021.
Warriors, të cilët vizituan Celtics-in në Qendrën TD Garden të Bostonit, ishin në epërsi 54:39 para pushimit.
Golden State e rriti diferencën në 22 pikë në çerekun e tretë, duke e bërë rezultatin 72:50 pasi superylli Stephen Curry shënoi një trepikësh me gati gjashtë minuta të mbetura.
Pranë fundit të çerekut të tretë, Bostoni pati një ecuri 15:2 për të ngushtuar diferencën në nëntë pikë, duke e bërë rezultatin 65:74.
Warriors hynë në çerekun e katërt me 10 pikë epërsi 76:66.
Në çerekun e katërt, Golden State arriti të ruajë epërsinë me gati tre minuta të mbetura, me rezultatin 96:81.
Sulmuesi i kanadez Andrew Wiggins shënoi një trepikësh kritik për t'i dhënë epërsinë 99:84 Warriors në një minutë e 43 sekonda para përfundimit.
Curry shënoi 34 pikë, shtatë kërcime dhe bëri shtatë asiste për skuadrën fituese. Wiggins pati 18 pikë ndërsa gardiani i Warriors, Jordan Poole shënoi 15 pikë.
Sulmuesi i fuqishëm i Warriors, Draymond Green shënoi "double-double" me 12 pikë dhe 12 kërcime.
Jaylen Brown kryesoi Celtics, duke shënuar 34 pikë dhe shtatë kërcime. Shoku i tij i skuadrës Al Horford shënoi 19 pikë dhe 14 kërcime.
Ylli i Celtics, Jayson Tatum shënoi 13 pikë dhe bëri shtatë asiste. Pas lojës, Curry u emërua lojtari më i vlefshëm i finaleve (MVP) të NBA-së 2022.
Warriors fituan titullin e tyre të shtatë në NBA, kampionatin e tyre të parë këtë dekadë. Skuadra nga San Francisko fitoi më parë titujt e NBA-së në vitet 1947, 1956, 1975, 2015, 2017 dhe 2018.
Skuadra humbëse e finaleve të 2022, Celtics, ka 17 tituj të kampionatit të NBA-së, e fundit ishte në 2008.
Pas humbjes në serinë e finaleve, Celtics nuk arrit të fitonin kurorën e skuadrës me më së shumë tituj kampion në historinë e NBA-së.