Mutlu Demirtaştan
06 Janar 2026•Përditësim: 08 Janar 2026
Klubi anglez Chelsea ka emëruar Liam Rosenior si trajner të ri, pas largimit të Enzo Maresca-s nga posti i trajnerit, transmeton Anadolu.
Në njoftimin e klubit thuhet se me trajnerin anglez 41-vjeçar është nënshkruar kontratë deri në vitin 2032.
Rosenior gjatë karrierës së tij ka drejtuar klube si Derby County, Hull City dhe së fundmi Strasburgun.
Nën drejtimin e Maresca-s, Chelsea nuk arriti të fitojë në katër ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe pas 20 javësh renditet në vendin e pestë me 31 pikë.
Në UEFA Ligën e Kampionëve, "blutë" kanë 10 pikë dhe aktualisht ndodhen në vendin e 13-të.