Fatjon Cuka
26 shtator 2026•Përditësim: 27 shtator 2026
Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll ka fituar ndeshjen me Bjellorusinë, në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton Anadolu.
Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin "Air Albania” në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të ekipit kuqezi.
Golat për Shqipërinë u shënuan nga Asllani në minutën e 34 me anë të penalltisë dhe Muçi në minutat shtesë të pjesës së parë.
Në kuadër të ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve, Shqipëria është në grupin C1, me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon.
Ndeshja e radhës e Shqipërisë në kuadër të këtij grupi është ndaj San Marinos më 29 shtator.