Mutlu Demirtaştan
25 Nëntor 2024•Përditësim: 25 Nëntor 2024
Liga Amerikane e Basketbollit (NBA) vazhdoi me 6 ndeshje ndërsa Boston Celtics shënoi fitoren e pestë radhazi pasi mposhti Minnesota Timberwolves me rezultatin 107-105, raporton Anadolu.
Celtics, i cili ndodhet në raundin e dytë të Konferencës Lindore, e priti Timberwolves-in, ndërkaq shënoi fitoren e 14-të të sezonit, me 29 pikë dhe 4 asiste të Jaylen Brown, 26 pikë dhe 8 kërcime të Jayson Tatum si dhe 19 pikë dhe 9 kërcime të Derrick White.
Nga Timberwolves, Anthony Edwards shënoi 28 pikë, 9 kërcime, 7 asiste, Julius Randle 23 pikë, 6 kërcime dhe Rudy Gobert 10 pikë, 20 kërcime; performancë kjo e cila nuk arriti të parandalojë humbjen e tetë për ekipin e tyre këtë sezon.
- Cavaliers arrin fitoren e 17-të
Lideri i Konferencës Lindore, Cleveland Cavaliers, arriti fitoren e 17-të në 18 ndeshje këtë sezon, pasi në shtëpi e fitoi ndaj Toronto Raptors me rezultatin 122-108.
Ty Jerome shënoi 26 pikë, 6 asiste dhe Donovan Mitchel 26 pikë, 4 kërcime në Cavaliers.
Në Raptors, nga ana e tjetër, me humbjen e 13-të të sezonit, Gradey Dick dhe Scottie Barnes shënuan nga 18 pikë.
- Rezultatet
Boston Celtics - Minnesota Timberwolves: 107-105
Indiana Pacers - Washington Wizards: 115-103
Philadelphia 76ers - Los Angeles Clippers: 99-125
Miami Heat - Dallas Mavericks: 123-118 (në minutat shtesë)
Cleveland Cavaliers - Toronto Raptors: 122-108
Sacramento Kings - Brooklyn Nets: 103-108