Emre Aşıkçı
25 Nëntor 2024•Përditësim: 25 Nëntor 2024
Klubi spanjoll i futbollit, Real Madrid, konfirmoi sot se Vinicius Junior ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë, transmeton Anadolu.
“Pas testeve të kryera sot nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit te lojtari ynë Vini Jr., ai është diagnostikuar me një dëmtim në ‘biceps femoris’ në këmbën e majtë”, thuhet në deklaratën e ekipit.
“Progresi i tij do të jetë nën monitorim”, theksoi klubi, duke mos specifikuar ndonjë kohor të rikuperimit për Viniciusin, i cili pësoi lëndime të ngjashme dy herë sezonin e kaluar.
Si yll i Madridit, ai fitoi dy herë titullin e Ligës së Kampionëve të UEFA-së, në 2022 dhe 2024, si dhe tri trofe të La Ligës spanjolle.
Vinicius Junior ka shënuar 95 gola dhe ka bërë 83 asistime në 282 ndeshje për skuadrën spanjolle.