Fatjon Cuka
17 nëntor 2024•Përditësim: 18 nëntor 2024
Ndeshja Shqipëri-Çeki në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për UEFA Ligën e Kombeve ka përfunduar pa gola, raporton Anadolu.
Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin "Air Albania" në Tiranë përfundoi 0-0, ndërkohë, ekipi kuqezi u mbështet nga mijëra tifozë brenda dhe jashtë stadiumit.
Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të UEFA Ligës së Kombeve, Shqipëria ndodhet në grupin B1 së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Ndeshja e fundit e Shqipërisë në kuadër të këtij grupi është ndaj Ukrainës më 19 nëntor në Tiranë.
Me ndeshjet e zhvilluara deri tani, Çekia kryeson në grup me 8 pikë. Gjeorgjia dhe Shqipëria ndjekin renditjen me 7 pikë dhe Ukraina në fund me 5 pikë.