Doga Kirmizioglu
10 Shkurt 2017•Përditësim: 11 Shkurt 2017
ANKARA (AA) - Argjentina e Messi-t dhe Brazili i Neymar-it, do të përballen në një ndeshje miqësore në Australi më 9 qershor të premten, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministrit të Sportit të Australisë, John Eren, theksohet se në stadiumin MCG të qytetit Melbourne më 9 qershor do të zhvillohet miqësorja mes Brazilit dhe Argjentinës.
Pritet që të mbushet stadiumi me kapacitet prej përafërsisht 100 mijë personash, ku do të përballen dy yjet e Barcelonës, Lionel Messi dhe Neymar.
Në ndeshjen e fundit mes dy ekipeve në grupet e Eliminatorit të Botërorit FIFA në muajin nëntor të vitit të kaluar, Brazili kishte fituar me një rezultat prej 3-0 me golat e Philippe Coutinho, Neymar dhe Paulinho.