Yunus Kaymaz
05 Janar 2026•Përditësim: 05 Janar 2026
Manchester United, një nga ekipet e Premier Ligës angleze, njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ruben Amorim, transmeton Anadolu.
"Duke qenë se Manchester United renditet në vendin e gjashtë në Premier Ligë, drejtuesit e klubit kanë vendosur me hezitim se ky është momenti i duhur për të bërë një ndryshim. Klubi e falënderon Rubenin për kontributin e tij dhe i uron suksese në të ardhmen", thuhet në njoftimin e klubit.
Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se në ndeshjen e kampionatit kundër Burnleyt, që do të luhet të mërkurën, skuadrën do ta drejtojë Darren Fletcher.
Trajneri portugez, i cili mori drejtimin e skuadrës nga Manchesteri në nëntor të vitit 2024, sezonin e kaluar arriti të çojë ekipin në finalen e UEFA Ligës së Evropës.
Nën drejtimin e Amorimit, Manchester United zhvilloi 63 ndeshje, duke regjistruar 25 fitore, 15 barazime dhe 23 humbje.