Can Erözden
21 Korrik 2020•Përditësim: 21 Korrik 2020
Skuadra e futbollit Saint-Etienne bëri të ditur se ka sjellë mesfushorin e talentuar 18-vjeçar Adil Aouchiche, ish-lojtarin e Paris Saint-Germain, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Mesfushori i ri të hënën nënshkroi kontratë trevjeçare me AS Saint-Etienne”, bënë të ditur “të gjelbërit” në faqen e internetit të klubit.
Aouchiche në korrik u bë lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me PSG-në.
Futbollisti me origjinë algjeriane është "produkt" i akademisë së PSG-së.