Can Erözden
09 Qershor 2021•Përditësim: 09 Qershor 2021
Klubi i futbollit Lazio ka angazhuar menaxherin italian Maurizio Sarri për ta drejtuar skuadrën, transeton Anadolu Agency (AA).
Klubi italian i Serie A-së tha në një deklaratë se Sarri, 62 vjeç, u bë menaxheri i ri i ekipit të parë të Lazios.
Ky pozicion ishte i lirë pasi Simone Inzaghi u largua nga Lazio për t'u bashkuar me Interin më 3 qershor.
Sarri më parë ka menaxhuar Napolin, Chelsea-n dhe Juventusin.
Ai udhëhoqi Chelsea-n e Anglisë për të fituar trofeun e Ligës Europa të UEFA-së në vitin 2019.
Në vitin 2020, Sarri fitoi titullin e kampionatit italian me Juventusin.
Ai u largua nga Juventusi në verën e vitit 2020.