Ferdi Türkten
06 Prill 2019•Përditësim: 07 Prill 2019
Një delegacion i kryesuar nga Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i Anadolu Agency (AA), Şenol Kazancı, kanë vizituar Mauzoleun e Ataturkut, Anıtkabir, me rastin e përvjetorit të themelimit të këtij institucioni.
Kazancı bashkë me anëtarët e Bordit Drejtues, zëvendës drejtorët e përgjithshëm dhe kryeredaktorët vizituan Mauzoleun e Ataturkut në kryeqytetin, Ankara.
Pas vendosjes së kurorës me lule Şenol Kazancı, shkroi në librin e kujtimeve.
%2F20190406_2_35852511_43334761.jpg)
"Agjencia jonë një vit para jetës shekullore, në drejtim të misionit të madh që ka marrë përsipër, është shndërruar në zërin jo vetëm Turqisë, por edhe të gjithë gjeografive të shtypur. Agjencia jonë aktivitetet e lajmeve që i zhvillon në bazë të saktësisë me ndërgjegjen e ditës së parë, do të vazhdojë deri në pafundësi këtë udhëtim të cilin e filloi para 99 vitesh deri sa Republika e Turqisë ekziston", shkroi ai duke rikujtuar se AA e themeluar në vitin 1920 sot shënon 99 vjetorin.
- AA u themelua para 99 viteve
Historia e Anadolu Agency është pothuajse identike me atë të Republikës së Turqisë. Ajo u themelua më 6 prill të vitit 1920, shtatëmbëdhjetë ditë para se Asambleja e Përgjithshme e Kuvendit të Madh të Turqisë (TBMM) të tubohej për herë të parë. Madje, Anadolu Agency ka ndihmuar edhe në shpalljen e legjislacionit të parë të Asamblesë që themeloi Republikën.
Anadolu Agency u themelua me urdhër të Musatafa Kemal Ataturkut nga shkrimtarja Halide Edip (Adıvar) dhe gazetari Yunus Nadi (Abalıoğlu).
Burimi i lajmit të besueshëm, Anadolu Agency (AA), si një agjenci ndërkombëtare e lajmeve me seli në Turqi, e cila shërben për rreth 6.000 përdorues në 93 vende dhe 13 gjuhë, në bazë ditore publikon 1.600 lajme, 2.300 fotografi, 6 infografikë, 400 video dhe 15 transmetime të drejtëpërdrejta, një vit para 100-vjetorit të themelimit gjendet në mesin e agjencive më të respektuara në botë.