Ali Osman Kaya
07 tetor 2026•Përditësim: 07 tetor 2026
Flamuri palestinez u projektua të mërkurën në Kullën ikonike të Gallatës në Stamboll, duke tërhequr vëmendjen ndaj zhvillimeve në Palestinë, transmeton Anadolu.
Turistë vendas dhe të huaj, si dhe banorë të zonës, u mblodhën rreth Kullës së Gallatës dhe regjistruan pamjet me telefonat e tyre celularë.
Sipas të dhënave palestineze, që nga tetori 2023, lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë më shumë se 74 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 175 mijë të tjerë.
Lufta ka shkatërruar gjithashtu rreth 90 për qind të infrastrukturës së enklavës.