Ekip
08 Prill 2019•Përditësim: 09 Prill 2019
Kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) për kryetar bashkie të Ankarasë, Mansur Yavaş, ka marrë mandatin për të kryesuar bashkinë metropolitane të Ankarasë në 5 vitet e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Yavaş pranoi mandatin pas zgjedhjeve që u mbajtën më 31 mars, në të cilën ai fitoi shumicën e votave në Ankara.
Votuesit në Turqi shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur kandidatët për kryetarë të komunave, përfaqësues të fshatrave ose njësive të vogla administrative (Muhtar), anëtarë të këshillave komunalë, anëtarë të këshillave të përgjithshëm provinciale, si dhe anëtarë të këshillave dhe asambleve të fshatrave.