Aldıjana Hadzıc
15 Mars 2016•Përditësim: 16 Mars 2016
ANKARA (AA) – Bulevardi "Ataturk", i cili u mbyll pas sulmit terrorist që ndodhi të dielën në qendër të Ankarasë, sërish është hapur për qarkullimin, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesët e shkatërruara të automjeteve gjatë shpërthimit janë larguar, ndërsa komunikacioni në këtë pjesë zhvillohet rregullisht.
Sulmi terrorist është aktivizuar përmes auto-bombës në lëvizje në stacionin e autobusëve në sheshin Kizilay në Ankara, ku shënjestër e sulmit kanë qenë civilët të cilët prisnin autobus në stacion.
Rikujtojmë se në sulmin terrorist në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, 37 persona humbën jetën dhe mbi 120 të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa sulmi në fjalë shkaktoi reagime nga e mbarë bota.