Sinan Uslu
06 Mars 2018•Përditësim: 07 Mars 2018
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga burimet presidenciale, në bisedën janë vlerësuar zhvillimet e fundit në Siri, kryesisht tragjedia humanitare që po ndodh në Gutën Lindore.
Në bisedën mes dy presidentëve është theksuar rëndësia që Turqia, Rusia dhe Irani të japin përpjekje të përbashkëta që armëpushimi i vendosur në Gutën Lindore në drejtim të vendimit me numër 2401 të Këshillit të Sigurimit (KS-OKB) të zbatohet plotësisht.
Më tej është theksuar rëndësia për dorëzimin e ndihmave humanitare popullit në Gutën Lindore dhe sa më shpejt t'i jepet fund tragjedisë humanitare që është duke ndodhur.
Presidenti Erdoğan në bisedën ka bërë shkëmbim të informacioneve në lidhje me operacionin e Turqisë kundrejt elementeve terroriste në Afrin, si dhe janë trajtuar marrëdhëniet bilaterale.
Dy liderët gjihashtu kanë shkëmbyer mendime rreth samitit tre palësh të nivelit presidencial që do të zhvillohet në muajin prill në Stamboll, mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit.