Halil Demir,Halis Akyıldız,Uğur İslamoğlu
19 Maj 2021•Përditësim: 19 Maj 2021
Forcat turke të sigurisë arrestuan sot të paktën 7 të dyshuar për terrorizëm në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e policisë së anti-terrorit filluan operacionet për arrestimin e 8 operativëve të grupit të jashtëligjshëm të ekstremit të majtë të Partisë Komuniste Turke/Marksist-Leninist (TKP/ML) të cilët po përgatisnin sulme terroriste, sipas një burimi që kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për të folur për media.
Ekipet e policisë arrestuan të dyshuarit dhe sekuestruan një sasi të madhe dokumentesh organizative dhe materiale dixhitale gjatë bastisjeve në tetë adresa në gjashtë rrethe të ndryshme të Stambollit.
Nga ana tjetër vazhdojnë kërkimet për të gjetur një tjetër të dyshuar të arratisur, vuri në dukje burimi.
TKP/ML, e themeluar në vitin 1972 në Turqi, është një grup i jashtëligjshëm që kryen veprimtari të paligjshme si dhe sulme të armatosura me qëllim të vendosjes së rendit marksist-leninist në vend. Partia është renditur si një organizatë terroriste në Turqi.