Ömer Yıldız
19 Maj 2021•Përditësim: 20 Maj 2021
Forcat turke të sigurisë në provincën jugore bastisën të paktën 6 adresa dhe arrestuan një numër të panjohur të të dyshuarve për terrorizëm të DEASH-it, njoftoi sot një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet anti-terroriste, me ndihmën e ekipeve të operacioneve speciale, kryen operacione për arrestimin e të dyshuarve për akuzat e lidhjes me organizatën terroriste, tha burimi në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për media.
Disa nga të arrestuarit u dërguan në komisariatin e policisë pas një kontrolli mjekësor në institucionin provincial të mjekësisë ligjore.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in organizatë terroriste.
Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me më shumë se 300 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.