Mehmet Şah Yılmaz
15 Prill 2023•Përditësim: 16 Prill 2023
Ministria e Jashtme e Türkiye-s njoftoi se janë të shqetësuar nga përleshjet që filluan mëngjesin e sotëm në Sudan mes ushtrisë dhe paramilitarëve e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, transmeton Anadolu.
"Jemi të shqetësuar nga përleshjet e armatosura sot në Sudan", thuhet në një deklaratë me shkrim nga ministria.
Po ashtu në deklaratë vihet theksi se të gjitha palët në Sudan ftohen që t'u përmbahen arritjeve të procesit të tranzicionit, qetësisë dhe dialogut dhe se për problemet e Sudanit mund të gjendet zgjidhje e përhershme vetëm përmes pajtimit kombëtar.
"Türkiye ashtu si deri më sot, edhe pas kësaj do të vazhdojë të qëndrojë pranë shtetit dhe popullit të Sudanit mik dhe vëllazëror", thuhet më tej në deklaratën e ministrisë turke.
Mëngjesin e sotëm në kryeqytetin Khartoum dhe në qytete të ndryshme të Sudanit filluan përleshje të armatosura mes ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë.
"Grindja verbale" e përjetuar në muajt e fundit mes ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, u shndërrua në konflikt të nxehtë mes dy forcave.
Në një deklaratë nga Ambasada e Türkiye-s në Khartoum, iu bë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri në qetësimin e situatës dhe të mos udhëtojnë nëse nuk është e nevojshme.