Cankut Taşdan
20 Shtator 2021•Përditësim: 22 Shtator 2021
Dy terroristë të kërkuar kanë qenë në mesin e atyre që u neutralizuan në operacionet e veçanta antiterroriste në Turqi, njoftoi sot Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mazlum Mat, me emrin e koduar Kendal Cizir, ishte midis 5 terroristëve të neutralizuar në zonën e malit Herekol, rrethi Pervari në provincën juglindore të Siirtit më 19 shtator, tha ministria në një njoftim.
I ashtuquajturi anëtar i lartë i grupit terrorist ishte në kategorinë portokalli të listës së kërkuar të ministrisë, thuhet në njoftim.
Një tjetër terroriste Busra Kaya, me emrin e koduar Ardil Poyraz, u neutralizua më 7 maj në provincën lindore Tunceli. Ajo ishte në kategorinë gri të listës.