Haydar Toprakçı
30 Mars 2016•Përditësim: 30 Mars 2016
TUNCELI (AA) - Forcat e sigurisë kanë neutralizuar terroristin i cili sulmoi me bombë dore dhe me armë vendrojen në prefekturën e qytetit Tunceli në Turqi raporton Anadolu Agency (AA).
Sisas informacioneve të marra mësohet se terroristi pasi i është afruar vendrojes në prefekturën e qytetit Tunceli ka qëlluar me armë dhe ka hedhur bombë dore e cila nuk ka shpërthyer.
Si pasojë e kundërpërgjigjes së menjëhershme të forcave të sigurisë theksohet se gjatë konfliktit të armatosur terroristi është neutralizuar.
Pas ngjarjes zona përreth prefekturës është vendosur nën masa të sigurisë dhe është evakuuar.