Havva Kara Aydın
07 Tetor 2020•Përditësim: 07 Tetor 2020
Turqia ka filluar një operacion anti-terrorist në shkallë të gjerë për të penguar sulmet e mundshme këtë dimër, njoftoi sot Ministria e Brendshme e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në mënyrë që t'u këputen të gjitha kanalet e furnizimit logjistik grupeve terroriste, të parandalohen aktivitetet terroriste dhe të sigurohet dorëzimi i terroristëve këtë vjeshtë dhe dimër, kanë filluar operacionet e bazuara në informata të inteligjencës, tha ministria në një deklaratë.
Asnjë grup terrorist nuk u emërua në deklaratë, por grupi terrorist PKK ka qenë aktiv në lindje dhe juglindje të Turqisë.
Xhandarmëria, ekipet e policisë dhe rojet e fshatit do të marrin pjesë në 7.424 operacionet e planifikuara që do të kryhen midis 7 tetorit dhe 15 prillit.
Në periudhën pranëverë-verë, u neutralizuan 346 terroristë
Megjithëse ministria kishte planifikuar rreth 6.000 operacione gjatë pranverës dhe verës, ajo përfundoi duke kryer mbi 8.500. Në këto operacione u neutralizuan 346 terroristë.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.