Gözde Bayar
07 Tetor 2020•Përditësim: 07 Tetor 2020
Turqia "neutralizoi" 2 terroristë të YPG/PKK-së në përpjekjen e tyre që të depërtojnë në zonën e operacionit të saj anti-terrorist në veri të Sirisë, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Dy terroristë të YPG/PKK-së të cilët u përpoqën të infiltrohen në rajonin e operacionit 'Burimi i Paqes', u neutralizuan nga komandot tanë heroikë", tha ministria në një deklaratë.
Operacionet do të vazhdojnë pa asnjë ndërprerje, shtoi ajo.
Autoritetet turke shpesh përdorin shprehjen "neutralizim" për të nënkuptuar se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Që nga viti 2016, Turqia ka filluar operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe të mundësojë zgjidhjen paqësore nga vendasit: "Mburoja e Eufratit" (2016), "Dega e Ullirit" (2018) dhe "Burimi i Paqes" (2019).
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE ka qenë përgjegjëse për vdekjet e gati 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.