Ahmet Furkan Mercan
05 Tetor 2017•Përditësim: 05 Tetor 2017
MUGLA, (AA) – Pesë terroristë të PKK-së janë vrarë sot gjatë një operacioni në provincën juglindore Mugla të Turqisë, sipas një burimi të policisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë operacionit një ushtar turk gjithashtu u plagos lehtë.
PKK-ja, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik vitit 2015.
Që atëherë, ishte përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 1200 personave të sigurisë turke dhe civilëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.