Sarp Özer
19 Qershor 2020•Përditësim: 19 Qershor 2020
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë neutralizuar tre terroristë të PKK-së në operacionin "Kthetra-Tigri" në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni "Kthetra-Tigri" po kryhet në përputhje me të drejtat legjitime të mbrojtjes së Turqisë, që burojnë nga e drejta ndërkombëtare, dhe ka në shënjestër organizatën terroriste PKK dhe elementet e tjera terroriste, të cilët kohët e fundit kanë përshkallëzuar ngacmimet dhe sulmet ndaj posteve turke të sigurisë turke dhe zonat e bazave, duke cenuar sigurinë kufitare dhe civilët.
Përmes operacionit, i nisur menjëherë pas operacionit "Kthetra-Shqiponja", janë duke u shkatërruar caqet terroriste në rajonin Haftanin në Irakun verior.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar ka kryer inspektime në qendrën operative në zonën kufitare, prej ku administrohet operacioni.