Sena Güler
19 Qershor 2020•Përditësim: 19 Qershor 2020
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu sot zhvilloi një video-konferencë me homologët e tij të Grupit të Vishegradit, raporton Anadolu Agency (AA).
"Janë diskutuar zhvillimet e fundit rreth COVID-19, bashkëpunimi midis vendeve tona veçanërisht për normalizimin e turizmit dhe shëndetësinë, marrëdhëniet Turqi- BE dhe çështja e migracionit", shkroi Çavuşoğlu në Twitter.
Në takim morën pjesë ministrat e Jashtëm të Sllovakisë, Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë, të cilët përbëjnë Grupin e Vishegradit.