Agim Sulaj
07 Gusht 2022•Përditësim: 08 Gusht 2022
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se një person i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka shkuar në 3.176, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 618 persona janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 261.304.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.765 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.935.161 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 1.331 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 250.140 ndërsa numri i rasteve aktive është 7.988.
Sa i përket procesit të vaksinimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.656 doza të vaksinës. Deri më sot 824.248 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.