Michael Gabriel Hernandez
24 Gusht 2021•Përditësim: 24 Gusht 2021
Presidenti amerikan Joe Biden ka zgjedhur të mos e zgjasë në mënyrë të njëanshme afatin e tij të 31 gushtit për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Afganistani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shumë media të lajmeve raportuan për vendimin, të gjitha duke cituar burime anonime, pasi talebanët paralajmëruan kundër çdo shtyrjeje përtej datës së shpallur më parë.
Biden e kishte lënë të hapur mundësinë për të zgjatur afatin në përpjekjet e vazhdueshme të evakuimit. Çështja pritej të trajtohej midis aleatëve gjatë një takimi virtual të udhëheqësve të grupit G7, në të cilin kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, pritej të kërkojë mbajtjen e forcave në vend përtej gushtit.
Presidenti amerikan gjithashtu pritet të flasë publikisht për Afganistanin.