Ekip
09 Shtator 2017•Përditësim: 10 Shtator 2017
KOPENHAGË (AA) – Qeveria e pakicës e qendrës së djathtë daneze ka porositur se angazhohet që nga kuotat e refugjatëve të OKB-ve të bëj sistem i cili do të jetë “fleksibil” për këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Integrimit, Inger Stoejberg, deklaroi se Danimarka ka pranuar rreth 500 refugjatë të tillë për çdo vit nga viti 1989.
Stoejberg, të cilën e konsiderojnë si përfaqësuesen e linjës së fortë kur është fjala për emigracionin, deklaroi se Danimarka “nuk dëshiron të zotohet” dhe se “nuk besoj që kemi vend të mjaftueshëm për kuotat e refugjatëve këtë vit."
Ajo shtoi se Danimarka ka pranuar rreth 56.000 azilkërkues spontan që nga viti 2012 dhe shumë prej tyre tentojnë të sjellin familjarët e tyre. Ajo tha se njëherë ata që janë në Danimarkë duhet të integrohen.
Partia Popullore antimigracion, e cila mbështet qeverinë, mbështeti edhe këtë propozim.
Danimarka pranoi rreth 20.000 azilkërkues në vitin 2015, shumë më pak se krahasuar me shifrat që kanë pranuar Suedia dhe Gjermania.