Megjithëse Moska nuk i njeh zyrtarisht aktivitetet e saj, kompania private ushtarake ruse "Wagner" pretendohet se po operon me emra dhe struktura të ndryshme, të tilla si kompani të lidhura me minierat e arit dhe diamanteve, trajnimin ushtarak dhe luftën kibernetike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Bloomberg, duke cituar burime anonime, tha se mercenarët rusë janë vendosur në disa vende, përfshirë Sudanin, Republikën e Afrikës Qendrore, Libinë, Zimbabve, Angolën, Madagaskarin, Guinenë, Guinea Bissau, Mozambikun dhe me gjasë edhe në Republikën Demokratike të Kongos.
Për më tepër, bashkëpunëtorët e kompanisë ushtarake ka gjasa të mëdha të ishin vendosur në Libi, Afrikën e Jugut, Sudan dhe Mozambik në një përpjekje për të trajnuar ushtritë lokale, mbrojtjen e figurave të nivelit të lartë, luftimin e grupeve rebele dhe terroriste përveç mbrojtjes së burimeve të diamantit, arit dhe uraniumit.
Në këmbim të këtyre shërbimeve, degëve të Wagner thuhet se iu dhanë privilegje dhe licenca ekskluzive për të blerë armë, teknologji dhe shërbim ushtarak, si dhe për të përdorur minerale dhe burime natyrore në këto vende.
Në përputhje me vizionin gjeostrategjik rus për zgjerimin e ndikimit të saj në kontinentin e Afrikës, disa vende janë me prioritet më të madh për aktivitetet e Wagner, ku midis tyre janë Libia, Afrika e Jugut, Sudani dhe Mozambiku.
Rasti në Libi, kërkimi i një baze të përhershme ushtarake
Duke u përhapur në Sirte dhe Jufra, të vendosura përkatësisht në Tripoli në lindje dhe juglindje, mercenarët Wagner aktualisht janë vendosur në bazën ajrore Jufra që ndodhet në Libinë qendrore dhe bazën ajrore Ghardabiya në Sirte.
Burime të lidhura me SHBA-të dhe Kombet e Bashkuara (OKB) flasin për rreth 2 mijë mercenarë Wagner nga Serbia, Ukraina lindore dhe kryesisht nga Rusia, se janë të pranishëm në vend. Për më tepër, besohet se kompania mercenare gjithashtu solli mercenarë sirianë përmes ndërmarrjeve ushtarake nën inspektimin e saj.
Inventari ushtarak i Wagner thuhet se përfshin dronë vëzhgues dhe monitorues me peshë të lehtë, pushkë snajper, sistemin e raketave Pantsir së bashku me aeroplanët luftarakë MiG-29 dhe Sukhoi Su-24.
Kundërshtarët në Libi, pas një marrëveshje të udhëhequr nga OKB në Gjenevë më 23 tetor të vitit 2020, ranë dakord të dëbojnë jashtë vendit forcat e huaja, në veçanti Wagner, brenda një periudhe prej tre muajsh.
Megjithatë, forcat besnike të komandantit puçist, Khalifa Haftar, nuk janë larguar ende nga Sirte dhe Jufra, që do të thotë se grupi mercenar po bën bazat për ushtrinë ruse Wagner duke krijuar një bazë detare dhe dy baza ajrore në krahun jugor "të butë" të NATO-s.
- Afrika Qendrore, miniera ari dhe diamanti
Ndërsa konfliktet e brendshme përkeqësuan atmosferën e sigurisë në Republikën e Afrikës Qendrore që nga viti 2013, argumentohet se Rusia nxori Francën, vendin më me ndikim në rajon, ndërsa grupi Wagner është shndërruar në një nga aktorët më të shquar.
Nën emrin e stërvitjes ushtarake, qindra ushtarë rusë dhe rreth 450 elementë të Wagner dyshohet se kanë mbajtur aktivitete në vend që nga viti 2018. "Africa Report" pretendon se ka mbi 1.000 "trajnerë ushtarakë" të siguruar nga Wagner në vend.
Wagner siguron institucione të ndryshme dhe luan një rol kryesor në trajnimin e rojeve presidenciale dhe ushtrisë. Në fakt, bashkëpunëtorët e Wagner, përveç trajnimit ushtarak, mbrojnë Presidentin Faustin Archange Touadera kundër grupeve rebele që kontrollojnë gati dy të tretat e vendit.
Po ashtu është raportuar se aktivitetet e pjesëtarëve të Wagner nuk janë të kufizuara në fushën e sigurisë pasi ato mbrojnë minierat e arit dhe diamanteve të vendit dhe mbajnë një sasi të caktuar të të ardhurave.
Shumica e këtyre minierave ndodhen afër qytetit Bambari në rajonet verilindore të vendit ku kryesisht ndikojnë grupet muslimane Seleka.
Vlen të theksohet se kompania ruse Lobaye Invest mori një licencë për të kërkuar dhe nxjerrë ar dhe diamant në disa rajone disa muaj pasi Moska dërgoi pajisje ushtarake të tilla si pushkë, raketa hedhës dhe automjete të blinduara të rënda në kryeqytetin Bangui në vitin 2018.
"Trajnerët rusë" qëndrojnë në Pallatin Berengo i cili iu dha atyre në vitin 2018, ku ushtria ruse dihet se ka krijuar një bazë ushtarake në një zonë prej 40 hektarësh të pallatit.
- Sudani, baza logjistike për operacionet në Afrikë
Sipas lajmeve të publikuara nga Sudani dhe organet e medias perëndimore, Wagner nisi kërkimin e saj për ar në Sudan në vitin 2017 përmes kompanive me emrin "Meroe Gold" dhe "M Invest".
Wagner gjithashtu trajnoi forcat e mbështetjes së shpejtë në rajonin Darfur dhe personelin ushtarak të ushtrisë sudaneze.
Ndërsa Wagner operon në qytete të ndryshme sudaneze, përfshirë Port Sudan, Khartoum dhe Darfur, disa media lokale dhe perëndimore raportojnë se grupi mercenar mbante armë dhe personel nga Sudani në Republikën e Afrikës Qendrore përmes aeroporteve dhe kufijve.
Kjo pa dyshim ishte një nga arsyet pse administrata amerikane përfshiu "M Invest", një kompani e lidhur me Wagner, në listën e saj të sanksioneve më 15 korrik 2020.
- Prania e DEASH-it në Mozambik
Wagner gjithashtu thuhet se operon në Provincën Cabo Delgado që ndodhet në veri të Mozambikut dhe që dihet se ka fusha të pasura me gaz natyror. Në vitin 2018, Ansar as-Sunnah njoftoi besnikërinë e saj ndaj grupit terrorist DEASH dhe është e pranishme në rajon.
Megjithatë, grupi u detyrua të ndryshojë taktikat në këtë rajon për shkak të kushteve mjedisore dhe klimatike.
Ndërsa rreth 160-300 rusë kanë qenë të pranishëm në vend që nga viti 2019, thuhet se ata kanë qasje në dron dhe pajisjet e analizës së të dhënave ushtarake të teknologjisë së lartë.
Për më tepër, mercenarët e grupit thuhet se do të vendosen në qytetin port Mocimboa da Praia në Provincën Cabo Delgado, së bashku me rajonet Nacala dhe Namialo pranë provincës, ndërkohë kompanitë ndërkombëtare kanë investuar 60 miliardë dollarë në këtë rajon për të përfituar nga fushat e gazit në det të hapur.
Kreu i Partisë së Rezistencës Kombëtare të Mozambikut (RENAMO), Ossufo Momade, akuzoi Moskën për shtrirjen e "mercenarëve rusë që filluan aktet e sabotimit". Megjithatë, Rusia e hodhi poshtë këtë akuzë me një deklaratë zyrtare.