İnci Gündağ
16 Qershor 2017•Përditësim: 16 Qershor 2017
LONDËR (AA) - Është rritur në 30 numri i personave që humbën jetën si pasojë e zjarrit që të martën kaploi ndërtesën 24 katëshe në lagjen Latimer Road, në perëndim të kryeqytetit britanik Londër, ka njoftuar policia britanike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet në njoftimin e policisë, numri i të vdekurve që paraprakisht u njoftua të jetë 17, ka shkuar në 30, teksa janë shprehur shqetësime nga rritja e mëtutjeshme e këtij bilanci.
Po ashtu, policia ka informuar se gjendja shëndetësore e 12 të plagosurve është e rëndë.
Ndërkohë, mbretëresha Elizabeta e Dytë dhe princi William kanë vizituar vendin e ngjarjes.
Mbretëresha ka vizituar qendrën për ndihmë të formuar për të prekurit nga incidenti dhe është informuar në lidhje me punimet.
Nga ana tjetër, edhe kryeministrja Theresa May ka vizituar disa nga personat që po trajtohen në spital.