Halil Fidan
30 Shtator 2016•Përditësim: 30 Shtator 2016
HALEP (AA) - HALIL FIDAN - Spitali i hapur nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë është bërë shpresë për sirianët në Jarabulus, vend ky që u shpëtua nga terroristët e DAESH-it si rrjedhojë e ofensivës 'Mburoja e Eufratit', raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 100 personel të Spitalit të Jarabulus-it i hapur me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, janë duke punuar me përkushtim të madh për ti ardhur në ndihmë pacientëve vendas. Sirianët e ardhur nga vende të ndryshme të Sirisë, janë të lumtur për shërbimin e ofruar në këtë spital.
Ndërsa pacientët sirianë, gjendja e të cilëve është më rëndë dërgohen me ambulancë në spitalet e Turqisë.
''Spitali është përgatitur për të gjitha nevojat''
Drejtori për Marrëdhëniet me jashtë dhe Urgjencën pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë Muhammed Bayram ka thënë për gazetarin e AA se spitalin në fjalë e kanë hapur shumë shpejt duke përdorur një godinë shkolle për këtë qëllim.
Duke theksuar përpjekjet e tyre janë për një shërbim sa më të mirë për sirianët atje, Bayram në vijim të fjalës së tij thotë: ''Pas hapjes së poliklinikave numri i urgjencave i cili ishte rreth 130 në ditë ka rënë. Ndërsa numri i pacientëve në poliklinikat tona, kapaciteti i të cilave është rreth 200 pacientë pritet të rritet në ditët në vijim''
''Pacientët i janë mirënjohës Turqisë''
Muhammet Abulxharad, një i sëmurë me veshka që vjen në këtë spital nga Dejri Zor, thotë se prej një kohe të gjatë ka probleme me veshkat e tij, por për shkak të mungesës së spitaleve në zonë ka pasur shumë probleme. ''Kur dëgjuam se këtu është hapur një spital, erdhëm bashkë më bashkëshorten dhe fëmijët. Bëmë një kontroll të imtësishëm. Allahu qoftë i kënaqur nga turqit'' është shprehur Abdulxharad.