Amina Zorniç
26 Dhjetor 2016•Përditësim: 26 Dhjetor 2016
MOSKË (AA) – Qindra banorë të Moskës me lule mbrëmë u kanë shprehur nderime personave që humbën jetën gjatë rrëzimit të avionit rus në Detin e Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Qytetarët e kryeqendrës ruse u tubuan para ndërtesës së sallës Alexandrov ku kanë performuar anëtarët e korit me emrin e njëjtë, të cilët humbën jetën gjatë rrëzimit të avionit.
Përveç 64 muzikantëve, kanë humbur jetën edhe nëntë gazetarë, tetë ushtarë, një përfaqësues i organizatës joqeveritare, dy zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.
Avioni TU-154 rrugës për në Siri u rrëzua në Detin e Zi disa minuta pas fluturimit nga Sochi. Për shkak të kësaj fatkeqësie ajrore Rusia shpalli të hënën ditë zie.